Thyen rekordin, ky është njeriu që ka 864 tatuazhe insektesh në trup

Një burrë ka befasuar të gjithë me tatuazhet që ka në trup.

Michael Amoia është futur në librin e rekordeve Guiness pasi në trup ka plot 864 tatuazhe dhe të gjitha janë në forma insektesh.

Ai ka në trup tatuazhe të insekteve si: flutrat, milingonat, gaforret , merimangat, akrepët.

Tatuazhin e parë, Michael e kishte bërë në moshën 21-vjeçare, në krahun e djathtë.

Amerikani thotë se pavarësisht kësaj zgjedhje, nuk i ka në qejf insektet.

“Shumë njerëz mendojnë se i dua insektet, në fakt është e kundërta. I urrej ato. Mirëpo ka shumë arsye pse i mbaj në trup”, është shprehur ai.


Shtuar 4.02.2022 14:34