Test logjik: A do shembet ura pasi të ulet zogu mbi makinë?

Një urë e gjatë 20 km mund të mbajë një peshë deri në 2000 kg. Një makinë që peshon saktësisht 2000 kg fillon të ecë ngadal mbi urë dhe kur shkon në gjysmën e saj, një zog që peshon 200 gram ulet mbi makinë.

Si mendoni ju, a do të shembet ura?

 

Nëse nuk arrini ta gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:

Jo nuk do shembet sepse gjatë 10 km që ka udhëtuar makina, patjetër ka harxhuar më shumë se 200 gram karburant, prandaj pesha e zogut nuk do ketë asnjë ndikim në peshën totale.


Shtuar 19.03.2021 20:17

Tags: , ,