Një çift i moshuar kishin dekada të tëra të martuar dhe kishin një jetë martesore të lakmueshme.
Fatkeqësisht, pleqëria ka ndikuar që gruaja të shtrohej në spital. Mjeku u tha se asaj nuk i ka mbetur shumë kohë dhe se nuk mund të bëjnë asgjë. Burri qau kur mjeku ua dha lajmin, por gruaja e tij ishte çuditërisht e qetë. Por pati vetëm një shqetësim.
Në momentin e ndarjes, ajo kujtoi ulje-ngritjet që kanë kaluar së bashku.
Ata kurrë më parë nuk kanë pasur asnjë debat apo mosmarrëveshje, madje as nuk kanë ngritur zërin kundër njëri-tjetrit. Shumë nuk do ta besonin por është e vërteta.
Me sa duket, gruaja e ka kuptuar se për të bërë një jetë të lumtur, nuk duhet të debatojë kurrë me burrin e saj. Ata jetuan një jetë paqësore pa ndonjë debat të nxehtë. Edhe kur hasnin probleme, diskutonin në qetësi, në një gjendje të qetë shpirtërore.
Megjithatë, gruaja kishte edhe një kuti sekrete sipër dollapit të saj, transmeton Albeu.com.
Asnjëherë nuk e kishte hapur para burrit të saj dhe as nuk e kishte lënë ta prekte. Burri, gjithashtu, kishte respektuar privatësinë e saj. Tani që ajo është shtruar në spital, ishte e shqetësuar se ai nuk do të kishte mundësinë të dinte të vërtetën pasi ajo të largohej. Ajo i tha që t’ia sillte kutinë në vizitën e tij të radhës.
Burri hapi kutinë sapo u kthye në shtëpi. Për kuriozitetin e tij, kishte dy kukulla leshi dhe një shumë të madhe parash – 95000 dollarë për të qenë të saktë.
Të nesërmen, ai ia solli kutinë së bashku me shume kuriozitet per gruan e tij. Duke parë fytyrën e tij, ajo e dinte se ai kishte nevojë për një shpjegim.
Ajo i tha atij se kukullat ishin një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre martesore. Sa herë që zemërohej me të shoqin, merrte një tufë me fije dhe fillonte të thurte një kukull.
I mbushur me emocione, i shoqi në lot e pyeti:
“Ka vetëm dy kukulla në këtë kuti. A do të thotë kjo se ju jeni zemëruar me mua vetëm dy herë në jetë? Po paratë?”
Pasi dëgjoi pyetjen e tij, gruaja u përgjigj me një buzëqeshje të mprehtë në fytyrë.
“Oh, këto janë paratë që fitova duke shitur pjesën tjetër të kukullave”, zbuloi ajo.
Përgjigjja e gruas e kishte bërë edhe të qeshte edhe të qajë. Ishin ditët e saj të fundit, por ajo ende bënte shaka për jetën e tyre bashkëshortore, duke u përpjekur t’i sillte lehtësim. Në atë moment, ai e kuptoi pse ra në dashuri me të kur ishin të vegjël.
Marrëdhëniet bazohen në besimin reciprok dhe komunikimin e hapur. Është e rëndësishme të kesh një partner jete të cilit mund t’i besosh në kohë gëzimi dhe pikëllimi./albeu.com/