Nga Georgina Rannard, BBC
Kur pandemia u përhap në të gjithë botën vitin e kaluar, shumica prej nesh kanë treguar se kanë parë ëndrra të çuditshme që i mundonin gjatë gjithë kohës. Për shkak të frikës të Covid-19, truri ynë ishte i mbingarkuar dhe e gjithë gjendja jonë emocionale shfaqej në gjumë.
Tani, më shumë se një vit, pasi shumica e njerëzve janë mësuar me jetën pandemike, gjithashtu edhe ëndrrat mund të jetën përshtatur me normalitetin e ri, por a janë maskat, rrugët bosh dhe distancimi social tani thjesht një sfond i ëndrrave tona të përditshme?
Nga peshkaqenët te larja e duarve
Këtu janë një pjesë e ëndrrave që shumica kanë parë gjatë pandemisë.
“Kam parë vetën në ëndërr sikur ecja në një plazh të mbushur me peshkaqenë dhe pyesja veten pse njerëzit nuk janë të distancuar nga shoqëria”, tha Fiona Ramage në Dundee, Skoci. Ajo tha se pandemia tani është sfondi i shumicës së ëndrrave të saj dhe ato ndonjëherë përfshijnë edhe frikën.
Sayaka, e cila u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar nga Japonia me familjen e saj, tha se vajza e saj shtatë vjeçare i ka treguar për ëndrrat e saj me Covid. “Ajo kryesisht” qëndron në shtëpi “. Vetëm prindërit e saj mbajnë maska dhe të gjithë anëtarët e familjes lajnë duart në ëndërr.”
Ndërsa Mariela Cortés, në Santiago, Kili, thotë se ëndrrat e saj kanë marrë një kthesë më surreale. “Unë madje dua që kafshët – macet dhe qentë -të mbajnë maska, por ato nuk i mbajnë.”
Shkencëtarët kanë studiuar këtë fenomen për muaj me radhë. Deirdre Barrett, një psikologe në Shkollën Mjekësore të Harvardit në SHBA ka realizuar një sondazh në lidhje me ëndrrat gjatë pandemisë dhe ka “grumbulluar” 15,000 ëndrra.
Deri më tani, rreth dy të tretat e të anketuarve janë gra dhe një e treta burra. Libri i saj “Ëndrrat Pandemike”, përqendrohet në valën e parë të pandemisë. Sipas saj në momentin që filloi pandemia, shumë njerëz ëndërronin për kërcënime të tilla si sulmet e insekteve ose sikur nuk ishin në gjendje të merrnin frymë. Pastaj gjatë bllokimeve dhe mësimit online në shtëpi, ëndrrat më të zakonshme ishte burgu ose detyrimi për të bërë një test të papritur të matematikës.
Sidoqoftë, pas gjashtë muajsh, Barrett vuri në dukje një rritje të konsiderueshme te njerëzve që shihnin ëndrra sikur harronin të mbanin maskën. Barrett sugjeron që ëndrrat fillestare, të cilat kishin prirjen të shprehnin frikën e infektimit me virus nuk ishin më të zakonshme ndërsa ëndrrat për ankthin social u shtuan edhe më shumë.
Pa maska në supermarket
Një numër i konsiderueshëm personash thanë se ëndërronin sikur ishin të përfshirë në situate të sikletshme ose kishin ankth.
“Shihja ëndrra sikur ndodhesha në një hapësirë të mbushur me njerëz, si një qendër tregtare, dhe papritmas kuptoja që nuk kisha maskë. Askush rreth meje nuk mbante maska. Kisha frikë, tha Diletta de Cristofarro në Nottingham, Britani.
Naomi Harvey nga Cambridgeshire tha se ajo ëndërronte të përqafonte nipin e saj, para se të lehtësoheshin masat , dhe ndërsa ajo e përqafonte, familja e saj u afrua dhe ajo papritmas kujtoi pandeminë. “Unë u zgjova nga frika sikur kisha shkelur rregullat”.
Valdas Noreika, një pedagog në Universitetin Mbretëresha Margaret të Edinburgut, shpjegon se ekziston një lidhje komplekse midis ëndrrave dhe zgjimit. Ai dhe kolegët janë duke “grumbulluar” ëndrrat e personave të ndryshëm për një studim që pritet të analizojë nëse mendimet gjatë ditës për Covid kanë ndikuar në atë për të cilën njerëzit ëndërrojnë.
Zakonisht janë gjëra që provokojnë emocione të forta ato që ne shohim në ëndrrat tona, thotë ai. Një nga ëndrrat më të zakonshme janë vaksinat. “Pasi vaksinat u miratuan, ne filluam t’i shohim në ëndërr si diçka negative.
Ajo e lidh këtë me pakënaqësinë e nënvetëdijshme që shumë njerëz kanë për injeksionet. Hulumtimi i saj i deritanishëm sugjeron që më shumë se 90% e ëndrrave pandemike janë negative. Por muajt e fundit një numër i vogël kanë raportuar ëndrra pozitive për jetën pas virusit.
“Ëndrrat e mia janë ndoshta e vetmja gjë që ishte e njëjtë gjatë këtij viti të vështirë. Por Kiesa Kay nga Karolina e Veriut SHBA, ajo tha kurrë nuk ka parë ëndrra me maska apo të ishte e frikësuar nga Covid-19.