Kush janë njerëzit më të poshtër në jetën tuaj?

Njerëz e këqinj, gënjeshtarë, shpifës, do t’i takoni një herë në këtë jetë, por do të merrni një mesazh.

“Ju nuk i blini të gjitha rrobat tuaja nga një dyqan. Ju zgjidhni ngadalë dhe me kujdes, duke pyetur për çmimin e secilit artikull përpara se ta blini atë. Në të njëjtën mënyrë ju zgjidhni miqtë tuaj, duke vëzhguar jetën e tyre me kujdes, përpara se të zgjidhni shoqërinë e tyre, duke lënë pas të gjithë ata me të cilët nuk përshtateni”, ka thënë Michael Bassey Johnson.

Ndërsa rriteni dhe mendoni se i keni parë të gjitha, jeta do t’ju hedh poshtë duke ju dërguar përvoja dhe mësime që do të jenë lënda e parë bazë e moshës suaj të rritur emocionale.

Secili prej nesh ka përjetuar në mënyra të ndryshme dhe në forma të ndryshme shfaqje xhelozie, ligësie dhe keqdashjeje. Dhe ndoshta ju, si shumica, po përpiqeni të gjeni shkakun, arsyen e një goditjeje të pajustifikuar me thikë, ndërkohë që po përpiqeni të shëroni plagët në të njëjtën kohë.

Por kush janë këta njerëz?

-Ata që nuk respektojnë veçoritë dhe limitet e çdo njeriu, duke i shkelur vazhdimisht ato.
-Ata që nuk të respektojnë ty, familjen dhe njerëzit e jetës tënde.
-Të gjithë ata që kanë treguar në mënyrë të përsëritur se nuk gëzohen me gëzimin tuaj, dhe nuk mund të ndjejnë pikëllim në pikëllimin tuaj.
-Njerëz që nuk kanë barriera morale dhe kufij.
-Të gjithë ata që do të sakrifikonin vlerat, idetë, marrëdhëniet, njerëzit thjesht për të arritur qëllimin e tyre.
-Ata që vazhdimisht bëjnë thashetheme për ju dhe jetën tuaj njerëzve të gabuar.
-Ata që gjykojnë, kritikojnë dhe minojnë të tjerët për gjithçka.
-Ata që ju abuzojnë verbalisht, emocionalisht apo fizikisht.
-Shfrytëzuesit.
-Gënjeshtarët dhe mitethyesit.
-Dhe të gjithë këta njerëz që vetëm të jesh me ta të sëmurin, madje të shkaktojnë probleme psikosomatike.


Shtuar 15.09.2022 15:52