Larja e dhëmbëve është një zakon i përditshëm por shpesh nuk e bëjmë siç duhet. Ekziston, në fakt, një lëvizje që shumica e njerëzve harrojnë ta bëjnë kur lajnë dhëmbët.
E megjithatë është një proces i domosdoshëm për të shmangur jo vetëm rritjen e baktereve por edhe komplikime të tjera për shëndetin tonë.
Lexoni tani tre arsye të rëndësishme për të larë gjuhën me dhëmbë!
Shije më e mirë
Nëse mendoni se nuk keni gjithmonë shije të mirë mund të jetë faji juaj. Pastrimi i gjuhës lejon që sythat e shijes të funksionojnë më mirë dhe kështu ne e shijojmë ushqimin tonë në maksimum.
Shtresa mbrojtëse
Akumulimi i baktereve në gjuhë lehtëson formimin e një shtrese mbrojtëse në dhëmbë. Pllaka kontribuon si në erën e keqe të gojës ashtu edhe në prishjen e dhëmbëve.
Forconi sistemin imunitar
Gjuha është pjesë e sistemit imunitar dhe kështu që sa më shumë baktere të hiqen nga sipërfaqja e saj, aq më pak ka gjasa që ato të pushtojnë trupin dhe të shkaktojnë komplikime.