Shumë shpejt, nuk do të lejoheni ta bëni këtë gjë në WhatsApp

WhatsApp po punon për një veçori të re që me siguri nuk do t’ju pëlqejë aspak. Përdoruesit nuk do të mund t’ju bëjnë screenshot fotove apo videove në biseda. Kjo vlen vetëm për mesazhet që shikohen një herë, “View Once”. Kur përpiqeni të bëni screenshot, biseda do të jetë plotësisht e zezë.

Ju mund të bëni screenshot-e të bisedës pasi kjo veçori është e limituar vetëm për fotot dhe videot “Vieë Once”. Megjithatë, përdoruesi nuk do të marrë asnjë njoftim nëse përpjekja juaj për të bërë screenshot është bllokuar. Aktualisht, kjo veçori është në versionin beta të WhatsApp në Android.

Shtuar 5.10.2022 13:20