“Shko në Mykonos me dashnorin”, dhëndri zbulon tradhtinë e nuses në ditën e dasmës (VIDEO)

Një çift italian Massimo Segre një bankier e la nusen e ardhshme pikërisht në ditën e dasmës. Segre dhe partnerja e tij 40-vjeçare Cristina Seymandi kanë qenë bashkë që nga viti 2020 dhe kishin planifikuar të kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.Ata kishin organizuar një ceremoni në një nga vilat më prestigjioze në kodrat e Torinos para 150 të ftuarve. Por ajo që rezultonte të ishte një dasmë madhështore pati fund të papritur.

64-vjeçari ka zbuluar para të pranishmit tradhëtinë e nuses së ardhshme.

“Tani shko në Mykonos me avokatin tënd,” dëgjohet duke thënë ai duke renditur edhe marrëdhënie të tjera të nuses së ardhshme. Cristina, e poshtëruar para miqve dhe të afërmve i ka mohuar akuzat.