Internet Explorer i Microsoft më në fund do të pensionohet vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vjet shërbimi, thotë gjigandi i teknologjisë. Ai nuk do të shfaqet më në versionet e konsumatorëve të Windows 10 pas Qershorit 2022, shkruajti Microsoft në një blog. Në vitin 2019 atë e përdornin vetëm 8% e njerëzve.
Disa webfaqe shumë të vjetra dhe më e rëndësishmja, mjete të brendshme të ndërmarrjeve të bazuara në web janë ndërtuar mbi teknologjinë e vjetër të internetit, të cilën shfletuesit modernë kanë probleme me përpunimin.
Midis vitit 2000 dhe 2005, Internet Explorer gëzonte 90% të tregut (Google Chrome është shfletuesi më i përdorur sot). Por në vitin 2013 Microsoft u gjobit me 561 milionë € (731 milionë $; 484 milionë £ në atë kohë) për dështimin në promovimin e shfletuesve alternative brenda sistemit të tij operativ Windows.