Momenti kur gjiganti detar bllokon Kanalin e Suezit (VIDEO)

Kanali i Suezit ishte i bllokuar për dy ditë me radhë pasi gjiganti “Ever Given”, ka devijuar nga rruga dhe ka bllokuar kalimin e anijeve.

Anija transportuese, e gjatë 400 metra është përplasur në brigjet e kanalit dhe ka bllokuar totalisht rrugën më të madhe të transportit ndërkombëtar.

 

Më shumë se 100 anije janë duke pritur në radhë për të kaluar derisa autoritetet egjiptiane që e kontrollojnë kanalin po mundohen ta lirojnë.

Anija dhe kontejnerët janë të siguruara në një kompani japoneze që pritet t’i heqë shpenzimet dhe dëmet që janë shkaktuar.

 

Më poshtë janë pamje të momenteve kur kanali i Suezit bllokohet nga anija “Ever Given”-i.

Shtuar 25.03.2021 11:03