S’ju ka shkuar mendja, mënyra se si e vendosni letrën higjienike në tualet flet për financat tuaja

Herës tjetër që do të shkoni në tualet, shikoni se si/ku është vendosur letra juaj higjienike. Sipas dr. Gilda Carle, eksperte e marëdhënieve, kjo mund të tregojë diçka për ju.

– Nëse e vendosni letrën si në foton majtas: Juve ju pëlqen të merrni përsipër përgjegjësi, dëshironi organizim dhe ka të ngjarë të punoni më shumë seç duhet.

– Nëse e vendosni letrën si në foton djathtas: Jeni të qetë, jo dhe aq të pavarur dhe kërkoni të ndërtoni vetëm marrëdhënie me baza të forta.

– Nëse nuk ju intereson se ku është vendosur, për sa kohë që është aty: Ju synoni të minimizoni konfliktin, të vlerësoni fleksibilitetin dhe pëlqeni ta vendosni veten në situata të reja.

Por a mundet zgjedhja juaj të na tregojë diçka për fuqinë tuaj fituese? Një sondazh i SHBA-së zbuloi se 73% e njerëzve që fitojnë nën 20,000 dollarë e mbajnë letrën higjienike si në foton djathtas, ndërsa 60% e atyre që fitojnë mbi 50,000 dollarë, si në foton majtas. Këto sondazhe nuk i përmbushin standardet e kërkuara për një studim shkencor të psikologjisë – por nëse jeni duke e lexuar këtë nga tualeti, mund t’ju bëjë (ose jo) të ndiheni më mirë.


Shtuar 7.04.2021 11:59