“Mbani këto 3 sende në xhep”, djemtë çuditen nga këshilla e babait të moshuar, mesazhi s’do ju hiqet nga mendja

Përpara se të hanin darkën, babai i moshuar mblodhi djemtë e tij dhe u tha:

– O djemtë e mi! Arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime. Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir në të. Ju këshilloj që kur të jeni në mesin e njerëzve ta konsideroni se mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe nxituan ta pyesnin.
– Përse ta mbajmë metrin baba? Pyeti djali i madh.
– Që me të ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve – tha babai i moshuar.
– Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
– Ta peshoni fjalën me të para se ta flisni
– Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
– Që me të ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin me fjalë.

Ndonjëherë njeh njerëz që nuk kanë një kulturë të shkëlqyer, as ndonjë arsim të madh, por që janë shumë të njerëzishëm. Në këshillat dhe fjalët e tyre sheh shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

Të gjitha këto i bëjnë ata njerëz të bukur.

Unë i quaj njerëz me mirësi në shpirt.

Pastaj takon njerëz të shkolluar, të kulturuar, të diplomuar, të cilët nuk kanë ndjenjën e respektit, edukimit, përulësisë.

Nuk kam një përkufizim për këta njerëz.

Unë thjesht e di se nëse do më duhej të zgjidhja midis tyre, unë gjithmonë do të zgjidhja ata që kanë “mirësinë e shpirtit”


Shtuar 24.07.2022 14:39