“Kam marrë oferta pune nga jashtë vendit”, picieri 19-vjeçar bëhet viral për akrobacitë që bën me brumin

Albatrit Berisha është bërë viral në rrjete sociale për shkak të talentit të tij të pazakontë. Prej dy vitesh, i riu nga Prizreni punon si picier por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë “akrobacitë” që bën me brumin e picave. Ai realizon shumë video të cilat më pas i ndan në TikTok.

19-vjeçari dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se ka marrë shumë oferta pune nga vende të ndryshme. Megjithatë, siç theksoi 19-vjeçari, ai dëshiron që të qëndrojë në Kosovë. Mes të tjerash, Albatriti tregoi se gjithçka nisi krejt rastësisht pasi pa disa video në internet.

“Më kanë bërë shumë oferta pune, afër 20 oferta nëpër vende të ndryshme. Kam oferta në Zvicër por dhe në Shqipëri dhe në Itali”, tregoi mes të tjerash 19-vjeçari.