Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë pas ndarjes

Ndarjet janë të pashmangshme, të dhimbshme pasi përfshijnë humbje dhe një mori emocionesh. Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë psikologjisht të shëndetshme për të shmangur ndjesinë negative pas ndarjes, ka sjellje që mund ta bëjnë këtë përvojë emocionale edhe më të vështirë.

Në mënyrë të veçantë, nisja e një lidhjeje të re shumë shpesht pas një marrëdhënieje afatgjatë. Për të shmangur ndjenjat e pakëndshme, një individ e shtyn veten në një lidhje. Por kjo strategji është jo funksionale sepse është impulsive. Në vend të kësaj, individi duhet të reflektojë mbi atë që ka ndodhur.

Marrja e kohës për të reflektuar dhe jetuar si një person beqar pas ndarjes është një strategji shumë më e mirë për të gjetur një lidhje kuptimplote sesa të hidhesh shpejt në një të re, duke menduar në mënyrë magjike, se e reja do të jetë më e mirë se e fundit.


Shtuar 16.09.2021 15:42

Tags: ,