Fordi krijon parfumin me aromë të benzinës

Pothuajse 70% e blerësve te makinave elektrike kanë deklaruar se do t’u mungojë aroma e benzinës kur të mbarojnë veturat që furnizohen më produktet e naftës.

Për këtë arsye, kompania amerikane e prodhimit të makinave “Ford” ka krijuar një aromë të re e cila ka tendencën të ketë aromën e benzinës.

Sipas hulumtimit të kryer nga vetë Fordi, parfumi me aromë të benzinës është bërë shumë i famshme dhe ka aromën pothuajse si të librave të përdorur.

E quajtur “Mach-Eau”, Fordi ka thënë për parfumin e tij se “është dizajnuar për të kënaqur nuhatjen e kujtdo që e dëshiron një aromë të tillë”.

Fordi po ashtu ka bërë të ditur se ka punuar me kompaninë Olfiction me seli në Britani të Madhe për të krijuar flagrancën.

Gjithë këtë lëvizje, Fordi e ka bërë për të promovuar veturën e tij më të re, Ford Mustang Mach-E GT.


Shtuar 29.07.2021 20:07

Tags: ,