Çdo njeri ka një sens humori ndryshe nga të tjerët, por janë disa aspekte themelore të humorit të cilat ndihmojnë në kornizimin dhe shpjegimin e disa fenomeneve që i bëjnë të qeshin pothuajse të gjithë njerëzit.
E para lidhet me “kornizat e shakasë” e cila vendos midis një ngjarjeje të jetës reale në një kontekst jo-serioz dhe lejon një reagim atipik psikologjik. Kornizat e luajtjes shpjegojnë pse shumica e njerëzve nuk qeshin kur dikush bie nga një ndërtesë 10 katëshe dhe vdes: në këtë rast, shqetësimi i personit që bie pengon krijimin e një konteksti joserioz, transmeton lajmi.net.
Por, nëse një person duke ecur, rastësisht rrëzohet në rrugë dhe ecën përsëri duke tentuar të mos e shohin, korniza e lojës vendoset dhe dikush tjetër, një spektator mund ta shohë ngjarjen si qesharake.
Një karakteristikë tjetër thelbësore është mospërputhja, e cila mund të shihet në lidhjen e pamundur ose jokonsistence midis normales dhe asaj që ndodh. Rrëzimet janë të papajtueshme me rrjedhën normale dhe janë të papritura, kjo ndikon më së shumti.
Pra, pavarësisht nga reagimi ynë i lindur i empatisë, instikti ynë i mospërputhjes së ngjarjeve mund të jetë më i fuqishëm. Me kusht që ngjarja e rënies të krijojë një kornizë humori.
Kornizat e lojës dhe mospërputhja janë koncepte psikologjike; vetëm kohët e fundit neurobiologjia i ka kapur ato.
Kur vëzhgojmë një person tjetër duke u rrëzuar, disa nga neuronet tona ndizen sikur të ishim ne personi që bën përplasjen – këto neurone dublojnë modelet e aktivitetit në trurin e personit që bie.
Hipoteza e psikologëve është se mekanizmi për sjelljen e humorit është se truri i vëzhguesit “guduliset” nga ajo “fantazmë” neurologjike. Vëzhguesi përjeton një stimulim të pavetëdijshëm nga ajo fantazmë, duke përforcuar përceptimin e mospërputhjes.