1. . Përpiquni ta mbani mirë me sekretaret e kompanisë. Ata janë njerëzit që mund t’ju mbulojnë lehtësisht nëse bëni ndonjë gabim.”
2. Për çdo veshje, përdorni aksesorë. Nuk ka rëndësi sa thjeshtë jeni veshur, do të dukeni gjithmonë ndryshe.
3. Edhe kur sillen keq me ju përgjigjuni me mirësjellje. Në 90% të rasteve, do t’i bëni të ndihen më keq nga sa ndihen.
4. Kur je i nevrikosur me dikë, shkruaje arsyen në një letër dhe fli. Mëngjesin tjetër, nëse je akoma i mërzitur, fol me të. Kjo teknikë më ka shpëtuar mua nga dramat e kota.
5. Me fëmijët përdor një psikologji të kundërt. Sa herë t’i thoni për diçka mos e bëjnë, ta keni të sigurtë që do ta bëjnë.
6. Mos u kapni pas datave speciale për të dalë.
7. Bëhuni miq me njerëz që duken ndryshe nga ju. Ata do t’ju prezantojnë me kultura dhe gjëra që më parë kanë qenë të panjohura për ju.
8.Zëvendëso fjalën ‘por’ me fjalën ‘dhe’. Kështu, edhe nëse nuk jeni dakord me personin tjetër, mendimi juaj do të vlerësohet dhe dëgjohet.