Vlorë/ Arrestohet hajduti i banesave dhe makinave në 4 fshatra

Vlore- Një 35 vjeçar është arrestuar si autor i 6 vjedhjeve, nga këta 4 banesa dhe dy makina në fshatrat Radhimë, Kaninë, Tragjas dhe Dukat.

Autori i tyre, shtetasi S. L., 35 vjeç, është vënë në pranga 2 ditë më parë nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë, për një tjetër veprër penale, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja.”

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe një 43 vjeçar i identifikuar me inicialet A.Sh pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime.


Shtuar 24.08.2024 18:43