“Big Brother VIP Albania 6” ende nuk ka nisur, por diskutimet për ndryshimet që mund të sjellë sezoni i ri kanë filluar prej kohësh.
Një prej pikëpyetjeve të fundit lidhet me Arbër Hajdarin dhe vazhdimësinë e tij në rolin e opinionistit.
None found
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, Hajdari mund të shkëputet përkohësisht nga spektakli dhe të mos jetë pjesë e panelit në edicionin e gjashtë. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel dhe përbërja e panelit të ri mbetet e hapur.
Arbër Hajdari ka qenë një prej figurave më jetëgjata në karrigen e opinionistit të “Big Brother VIP Albania”. Në edicionin e pestë ai e ndau panelin me Monika Kryemadhin dhe të dy ishin të pranishëm edhe në finalen e 18 prillit.
Interesant është fakti se më herët është përfolur edhe emri i Alketa Vejsiut për BBVA 6. Sipas raportimeve të gushtit, ajo mund të përfshihet në panelin e opinionistëve, madje ishte diskutuar mundësia që të ishte një zë i tretë ose të ulej përkrah Arbër Hajdarit.
Pikëpyetje ka gjithashtu për banorët dhe datën kur do të hapen dyert e shtëpisë. Deri tani nuk është bërë publik një njoftim përfundimtar që të zbulojë kastin dhe opinionistët e edicionit të gjashtë.
Sa i përket drejtimit të spektaklit, këtu duket se ka më pak dilema. Ledion Liço deklaroi që në finalen e BBVA 5 se do të rikthehej edhe vitin pasardhës, duke thënë: “Po, do të jem vitin që vjen, shihemi”.
Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i madh i BBVA 6 do të vijë pikërisht nga paneli dhe nëse, pas disa edicionesh radhazi, Arbër Hajdari do ta lërë këtë herë bosh karrigen e opinionistit.
Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Natalie Portman, është bërë nënë për herë të tretë. [...]Read More...
Vijon për të 38-tën ditë protesta në Divjakë, ku qytetarët kundërshtojnë reformën e propozuar administrative-territoriale që parashikon bashkimin e Divjakës…
Ulrich Siegmund, 35-vjeçari i AfD-së, ka udhëhequr partinë e ekstremit të djathtë drejt një fitoreje historike në Saksoni-Anhalt, duke marrë…
Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me…
20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja…