Categories: kosovë

Vazhdon të mërkurën seanca konstituive, ende pa siguri për votat e presidentit

Pas një serie takimesh, dukej se palët po afroheshin drejt një ujdie për zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

Pas disa bisedimeve mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u arrit marrëveshje për një kandidat konsensual.

Në takimin e fundit, të zhvilluar më 31 gusht, dy liderët u shfaqën para mediave së bashku me një person të tretë.

Bëhej fjalë për Bekim Sejdiun, i cili u propozua për postin e presidentit.

Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut krijoi përshtypjen se mund të zhbllokonte një pjesë të ngërçit politik, por kjo situatë zgjati vetëm për pak kohë.

Menjëherë pas saj nisën kundërshtimet, ndërsa gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do ta mbështesin Sejdiun.

Disa prej tyre e kritikuan hapur edhe vetë marrëveshjen e arritur nga dy liderët, duke treguar se ajo nuk kishte siguruar mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së.

Për këtë zhvillim reagoi edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili vijoi të qëndrojë në mbështetje të marrëveshjes me Kurtin.

Pavarësisht kësaj, deklaratat kundërshtuese nga deputetët e LDK-së vazhduan edhe në ditët pasuese.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e LVV-së këmbëngulën për zbatimin e marrëveshjes.

Kandidatura e Bekim Sejdiut nuk u kundërshtua vetëm brenda një pjese të LDK-së. Edhe PDK-ja u shpreh kundër saj.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.

Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca vijuan kërkesat për konstituimin e Kuvendit.

Përfaqësuesit e tyre shkuan në Kuvend pothuajse çdo 48 orë, prej nga kërkuan që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ta thërrasë seancën konstituive.

Seanca, e cila kishte nisur më herët, ende nuk është përmbyllur.

Vazhdimi i saj pritet të mbahet të mërkurën, më 9 shtator.

Gjatë kësaj seance do të kuptohet nëse Kuvendi do të arrijë të konstituohet, ndërsa mbetet për t’u parë edhe ndikimi që do të kenë zhvillimet pas marrëveshjes së 31 gushtit.

të fundit

Fadil Fazliu to be released after The Hague ruling, son’s message: Ideals cannot be defeated by prison

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

11 seconds ago

Limaj calls for institutional response after Hashim Thaçi’s sentencing in The Hague

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke…

29 seconds ago

Cakolli raises questions after Thaçi’s sentence: Total could reach 26 years and 5 months

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim shtesë për pengim të…

46 seconds ago

Erion Veliaj requested postponement of GJKKO hearing, prosecutor Ols Dado: The mayor asked permission to attend other events, but says he cannot come to court

Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…

1 minute ago

Gjesti enigmatik i Ronaldos nxit hamendësime mes tifozëve

Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetet sociale në të cilën tregon me gishtat një shenjë të ngjashme me shkronjën…

7 minutes ago

Haziri për vendimin e ri në Hagë: Europa e konsideron Kosovën të paaftë për të garantuar drejtësinë

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e…

11 minutes ago