Thashethemet e fundit rreth Beyonce, nëna e artistes vë pikat mbi “i”

Kudo nëpër rrjet po qarkullojnë “thashetheme” se këngëtarja e mirënjohur, Beyonce ka paguar 10 milionë dollarë për t’u paraqitur në fushatën e Kamala Harris në tetor.

Lidhur me këto deklarata ka ardhur një reagim nga e ëma e artistes, Tina Knowles, e cila i ka dalë në mbrojtje të bijës. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo thotë:
“Pra, ky është shënuar në Instagram si lajm i rremë dhe është hequr. Quhet Informacion i rremë,” shkroi Tina së bashku me një pamje të një postimi të paqartë të shpërndarë fillimisht në llogarinë e podcast-it të Candace Owens. “Mjerisht, platformat e tjera me mungesë integriteti ende e kanë atë. Gënjeshtra është se Beyonce u pagua 10 milionë dollarë për të folur në një tubim në Hjuston për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Kur në fakt: Beyonce nuk mori asnjë qindarkë për të folur në tubimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Hjuston.”


Shtuar 20.11.2024 12:55

Tags: ,