Nga Arsim Sinani
Në mungësë të filozofisë politike, shqiptarët ballafaqohen me nacionalizmin sërb, në Maqedoni Veriore.
Në vend që opozita shqiptare Fronti Europian, ta neutralizojë logjikën e Apasievit dhe Stoilkoviqit, egër e sulmon Vlenin dhe eksponentët shqiptar në pushtet. Kjo mendësi tregon se inati i tipit “për inatin e vjehrrës, le të vdes nusja” është shkatërrues për idetë shqiptare.
U bëj thirrje Ali Ahmetit, Zijadin Selës që ta lënë mënjanë inatin dhe të lirohen nga kërcënimet e personazheve nga listat e zeza të SHBA-ve, sepse vetëm po e dëmtojnë çështjen shqiptare.
U bëj thirrje krerëve të Vlenit: Bilall Kasamit, Arben Taravarit, Izet Mexhit, Zeqirja Ibrahimit që të jenë të vëmendshëm dhe mos konfrontohen pafund me opozitën shqiptare, pasi qytetarët u kanë dhënë votë dhe pushtet, për të vepruar politikisht.
Parlamenti është vend i debatit dhe përplasjeve të ideve. U sygjeroj që Parimin e Badinterit që nuk është përdorur ta funkcionalizojnë dhe vendosin në veprim, sa herë që mund të provohet tu hiqet liria shqiptarëve, dje dhe sot.
Për ta përdor Parimin e Badinterit ska nevojë për marrëveshje politike, pasi e kanë që të gjitha partitë shqiptare objektiv politik, që e garanton Marrëveshja e nënshkruar e Ohrit.
Shqiptarët duan rezultate konkrete nga Vleni dhe duan opozitarizëm nga Fronti, tjerat janë hi syve për publikun.