Java e parë e Kategorisë së Parë do të vijojë sot me tri përballje, të gjitha të programuara për t’u zhvilluar në orën 16:00. Ndeshja që pritet të tërheqë më shumë interes është ajo mes Besës dhe Flamurtarit.
Të lidhura
None found
Skuadra kuqezi ka kaluar në një riformatim të rëndësishëm që prej sezonit të kaluar dhe synon sërish rikthimin në Superiore, ndaj përballja e radhës do të jetë një tjetër provë për objektivat e saj.
Në Burrel, vendasit do të presin Kastriotin. Të dyja ekipet e përfunduan sezonin e kaluar në mesin e renditjes, ndërsa në këtë edicion kërkojnë të arrijnë një pozicion më të mirë.
Një tjetër sfidë interesante do të zhvillohet në Peshkopi, ku Korabi do të përballet me Orikun. Ekipi jugor vjen në këtë kategori pas triumfit në Kategorinë e Dytë, e treta për nga rëndësia, dhe do të përpiqet të japë maksimumin për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.
