Barcelona e mbylli në heshtje marrëveshjen për Anthony Gordonin

Gjatë afatit kalimtar të verës, Barcelona ka vepruar me një profil më të ulët, teksa drejtori sportiv Deco ka zhvilluar punën prapa skenës për të afruar përforcimet e synuara nga klubi, raporton “SPORT”.

Të lidhura

None found

Një shembull i kësaj qasjeje ishte operacioni për Anthony Gordonin. Sulmuesi anglez ishte zgjedhja e preferuar e Decos për repartin ofensiv, pasi ai mund të aktivizohet si në krah, ashtu edhe në qendër të sulmit.

Gjatë bisedimeve, Deco udhëtoi në Londër. Vizita e tij e dytë në kryeqytetin anglez u zhvillua në kohën kur edhe Liverpooli kishte shfaqur interesim për reprezentuesin anglez.

Ndërsa mediat po përqendroheshin te emra të tjerë që mund t’i bashkoheshin sulmit të klubit katalunas, drejtori sportiv zhvillonte negociata me përfaqësuesit e Gordonit. Kjo i dha Barcelonës mundësinë ta mbante marrëveshjen larg vëmendjes publike.

Transferimi kishte marrë edhe aprovimin e trajnerit Hansi Flick. Tekniku gjerman e analizoi këtë mundësi me Decos dhe zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me futbollistin, duke e miratuar përfundimisht operacionin.

Barcelona më pas e finalizoi marrëveshjen për 70 milionë euro, ndërsa shuma mund të rritet edhe me 10 milionë euro përmes bonuseve. Gordon ka firmosur kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2031.

Ky përbën përforcimin e parë të madh të Barcelonës për sezonin 2026/27. Sulmuesi anglez kalon te gjiganti katalunas pas tri sezoneve e gjysmë të kaluar te Newcastle United.


Shtuar 5.09.2026 22:37

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis