Drita dhe Drenica ndahen pa gola në Gjilan

Drita dhe Drenica e mbyllën në barazim 0-0 përballjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra vendase krijoi disa raste të rrezikshme gjatë pjesës së parë, ku protagonistë ishin Liridon Balaj dhe Arb Manaj, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta zhbllokonte rezultatin.

Edhe pas pushimit, Drita vazhdoi të kërkonte golin. Manaj dhe Abanzaj provuan të shënonin, por portieri i Drenicës reagoi me sukses dhe i mohoi tentativat e tyre.

Rast për të marrë tri pikët pati edhe Drenica. Kristi Kote kaloi bukur përmes mbrojtjes së gjilanasve me një aksion në formë sllallomi, por në çastin vendimtar nuk u tregua i saktë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pas këtij rezultati, të dyja ekipet u ndanë me nga një pikë.

Drita numëron tashmë shtatë pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të luajtur ndaj Prishtinës. Drenica, pas katër javësh kampionat, ka grumbulluar tri pikë.


Shtuar 5.09.2026 21:07

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis