Jose Mourinho deklaroi se nuk gjente një shpjegim për humbjen 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betisit, duke theksuar se ekipi i tij meritoi një rezultat shumë më të mirë.
Të lidhura
None found
Skuadra madrilene pësoi humbjen e parë të sezonit të premten mbrëma, pasi u mund 1-0 në transfertë nga Real Betisi.
“Nuk e di vërtet pse humbëm. Ishim duke luajtur shumë mirë, madje jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Mourinho pas përfundimit të ndeshjes.
Trajneri portugez vlerësoi angazhimin e futbollistëve të tij dhe tha se Real Madridi kishte bërë gjithçka për të dalë fitues.
“Qëndrimi i lojtarëve ishte fantastik dhe ne ndërmorëm çdo gjë të nevojshme për të fituar. Urime Betisit, ata fituan lotarinë”, shtoi ai.
Mourinho nënvizoi se zhgënjimi do të ishte i madh edhe në rast barazimi, për shkak të kontrollit që kishte ushtruar skuadra e tij dhe rasteve të krijuara.
“Edhe po të kishim barazuar, do të ishim të zhgënjyer. Ndeshja ishte tërësisht e Real Madridit dhe krijuam shumë mundësi”, tha ai, duke refuzuar t’u atribuonte faj lojtarëve për humbjen.
“Lojtarët e mi? Nuk i fajësoj. Ata luajtën mirë, shumë mirë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
