Gjykata zgjat me dy muaj paraburgimin e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Paraburgimi ndaj A.S.-së, i dyshuar për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, është vazhduar edhe për dy muaj nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Të lidhura

None found

Vendimi i ri përcakton që masa e paraburgimit të llogaritet nga 25.08.2026 deri më 25.10.2026. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.

Ngjarja ka ndodhur më 27 maj, kur një sulm me thikë në Lagjen e Romëve përfundoi me vdekjen e një personi dhe plagosjen e vëllait të tij.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, viktima kishte marrë plagë në fyt nga një armë e ftohtë, përkatësisht thikë. A.S. ishte arrestuar menjëherë pas rastit dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ishte dërguar në mbajtje.


Shtuar 2.09.2026 17:13

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet