Rrezarta Krasniqi kritikon Abdixhikun: Për rezultatin e vitit 2020 e zgjodhe fajtore për Presidente

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas qëndrimeve të tij lidhur me refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Të lidhura

None found

Reagimi i Krasniqit u bë përmes një komenti në postimin e Abdixhikut, ku ajo vuri në pikëpyetje disa prej vendimeve politike të tij dhe përmendi rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2020.

“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të ketë”, ka shkruar Krasniqi.

Komentet e saj pasuan deklaratat e Abdixhikut se LDK-ja nuk kishte lidhur marrëveshje qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se zgjedhjet e reja nuk ishin paraparë në agjendën e partisë.

Përmes këtij reagimi, Krasniqi riktheu në vëmendje përplasjet dhe zhvillimet e brendshme në LDK, duke kundërshtuar qëndrimet e shprehura nga kryetari i saj.


Shtuar 2.09.2026 12:05

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet