Musafa kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Po pengojnë zgjedhjen e Presidentit dhe po dëmtojnë partinë

Publicisti Xhevat Musafa ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk po japin mbështetjen e tyre për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar me ironi zhvillimeve në Beograd, Musafa ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e qëndrimit të deputetëve dhe ka pretenduar se veprimet e tyre janë në favor të interesave të Serbisë. Sipas tij, kjo situatë po cenon edhe imazhin e LDK-së dhe trashëgiminë politike të Ibrahim Rugovës, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Një skenar i imagjinuar, por që duket se do të mirëpritej nga grupi i gjashtë deputetëve “rebelë” të LDK-së.

Çfarë shpërblimi mund të marrin nga Beogradi gjashtë deputetët që po bllokojnë zgjedhjen e Presidentit në Prishtinë?

Në Beograd po përhapet një informacion, ende i pakonfirmuar publikisht dhe nga mediat, sipas të cilit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i gëzuar jashtëzakonisht nga kjo ngjarje, e cila sipas tij nuk ishte e papritur, ka urdhëruar që gjashtë anëtarët dhe deputetët e LDK-së, të cilët kanë dalë edhe kundër vendimit të kryesisë së partisë, të pajisen me tesera të SNS-së, Partisë Progresive Serbe, si dhe të shpallen “Heronj të Popullit të Serbisë”. Sipas këtij pretendimi, gjashtë deputetët shqiptarë do të kishin bërë në qendër të Prishtinës një shërbim për Serbinë që nuk do ta kryenin as 60 deputetë serbë të lindur e të rritur në atë frymë.

Ndërkohë, shpirti i Ibrahim Rugovës në Parajsë po përjeton zhgënjim dhe zemërim të madh, duke parë se sa po turpërohet dhe dëmtohet LDK-ja e tij nga anëtarë dhe deputetë me një qëndrim të tillë.


Shtuar 2.09.2026 08:29

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet