Kadri Kryeziu kërkon largimin e Abdixhikut: Marrëveshja për presidentin nuk mund të bëhej pa deputetët

Profesori i drejtësisë, Kadri Kryeziu, ka reaguar për zhvillimet lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj votimit të Bekim Sejdiut.

Të lidhura

None found

Sipas Kryeziut, marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut nuk mund të zbatohet më, pasi nuk sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e tij.

“Mendoj se marrëveshja ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për Bekim Sejdiun ka përfunduar, sepse nuk ka vota të mjaftueshme. Prandaj, kjo çështje është e mbyllur. Më vjen keq për Bekimin”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shprehur kritika edhe ndaj mënyrës se si partitë politike po e trajtojnë këtë situatë, duke nënvizuar nevojën për përgjegjshmëri dhe bashkëpunim mes institucioneve.

“Ne, si elitë intelektuale, e kemi obligim të kërkojmë zgjidhje dhe t’i ndihmojmë aktorët politikë, pasi ndodhemi përballë një situate të pazgjidhur. Populli është i mirë, po ashtu edhe organet e shtetit, ushtria, policia, AKI-ja e të tjera, por partitë nuk janë në rregull. Nuk veprohet në këtë mënyrë. Janë jo serioze, pra parti për të cilat nuk dihet se çfarë mund të bisedohet. Edhe këto tema kërkojnë seriozitet dhe me shtetin nuk bëhet shaka”, është shprehur ai.

Gjatë komentimit të situatës, profesori i drejtësisë ka folur edhe për figurën që duhet të përfaqësojë presidenti i vendit.

“Presidenti duhet të jetë një intelektual dhe, sapo merr detyrën, ai ka kompetenca”, ka thënë Kryeziu.

Kritikat më të drejtpërdrejta ai i ka adresuar ndaj LDK-së dhe drejtimit të saj.

“LDK-ja nuk është aspak serioze. Si mundet një parti të lidhë marrëveshje pa u koordinuar brenda saj me deputetët, të cilët janë faktori kryesor për zgjedhjen e presidentit? Me sa di unë, Lumir Abdixhiku është profesor dhe duhet të japë dorëheqje menjëherë, duke e lënë drejtimin e partisë. Kështu nuk bëhet. Një parti duhet të ketë lidership, ndërsa deputetët duhej të bindeshin dhe të konsultoheshin paraprakisht”, ka deklaruar Kryeziu.

Qëndrimet e tij janë bërë publike në një periudhë kur procesi i zgjedhjes së presidentit po has pengesa brenda LDK-së, çka ka vështirësuar sigurimin e votave të nevojshme për kandidatin e propozuar.


Shtuar 2.09.2026 07:41

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet