Zyrtare: Moise Kean transferohet te Como për rreth 40 milionë euro

Como ka konfirmuar afrimin e sulmuesit italian Moise Kean nga Fiorentina, në ditën e fundit të merkatos.

Fillimisht, 26-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Cesc Fabregas në formë huazimi, por marrëveshja përfshin detyrimin e blerjes. Kostoja e plotë e operacionit, ku përfshihen huazimi, transferimi përfundimtar dhe bonuset, raportohet të jetë rreth 40 milionë euro.

Të lidhura

None found

Kean mbyll aventurën me Fiorentinën pas dy sezonesh, gjatë të cilave u shndërrua në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Në 59 ndeshje të Serie A, ai realizoi 27 gola.

Performanca e tij më e mirë erdhi gjatë sezonit 2024/25, kur shënoi 19 gola në kampionat. Sulmuesi italian shtoi edhe pesë gola në 11 paraqitje në Ligën e Konferencës, si dhe një tjetër në Kupën e Italisë.

Me fanellën e Italisë, Kean numëron 26 paraqitje dhe 13 gola, duke ruajtur një mesatare prej një goli në çdo dy ndeshje.

Për Comon, ky është një përforcim ambicioz përpara një sezoni të veçantë, pasi klubi do të marrë pjesë për herë të parë edhe në Ligën e Kampionëve. Kean është lojtari i nëntë që i bashkohet skuadrës gjatë kësaj vere.

Mes futbollistëve të tjerë të afruar nga ekipi i Fàbregasit janë Trevoh Chalobah, Luis Milla, Yan Couto, Samuele Ricci, Andrés Cuenca dhe Willy Kambwala.

Como pritet të përjetojë një sezon spektakolar, pasi përveç ndeshjeve në Serie A, do të ketë përballë edhe disa prej klubeve më të mëdha të Evropës në Ligën e Kampionëve, përfshirë Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Barcelona.


Shtuar 1.09.2026 19:34

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet