Zyrtare: Arijon Ibrahimovic largohet nga Bayern Munich dhe bashkohet me Augsburgun

Arijon Ibrahimovic do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, pasi është transferuar nga Bayern Munich te Augsburg.

Të lidhura

None found

Augsburgu njoftoi të martën se ka siguruar shërbimet e mesfushorit 20-vjeçar në formë huazimi. Marrëveshja mes klubeve përmban edhe mundësinë e blerjes së tij pas përfundimit të huazimit.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova shihet si një prej talenteve më premtues dhe në Augsburg pritet të ketë një rol të rëndësishëm.

Gjatë sezonit të kaluar, Ibrahimovic ishte pjesë e Heidenheimit si i huazuar. Ai luajti 34 ndeshje zyrtare, shënoi dy gola dhe regjistroi pesë asistime.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, Ibrahimovic deklaroi se aventura e re e motivon, duke e cilësuar Augsburgun një klub ambicioz.

“Detyra e re në Augsburg më tërheq shumë, sepse FCA është një klub ambicioz i Bundesligës. Edhe unë dua të vazhdoj të zhvillohem dhe të kem sa më shumë minuta lojë”, ka thënë ai.

I lindur në Gjermani dhe me origjinë kosovare, Ibrahimovic ka luajtur për të gjitha grupmoshat e përfaqësueseve gjermane. Aktualisht, ai është pjesë e Kombëtares U21 të Gjermanisë.

Pavarësisht kësaj, prej një kohe emri i tij lidhet me mundësinë që në të ardhmen t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet