Rrësheni pa ujë gjatë natës për disa javë, banorët kundërshtojnë: S’kemi të gjithë depozita

Për disa javë, furnizimi me ujë në qytetin e Rrëshenit do të ndërpritet gjatë orëve të natës, për shkak të pakësimit të prurjeve nga burimi i Bargjanës.

Njësia e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Mirditë, njoftoi se kufizimi ka nisur më 31 gusht dhe zbatohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Të lidhura

None found

Ujësjellësi sqaron se masa është ndërmarrë si pasojë e thatësirës së zgjatur. Kufizimi synon administrimin më të mirë të rezervave, në mënyrë që gjatë ditës të shmangen ndërprerjet e furnizimit me ujë.

Vendimi ka shkaktuar indinjatë mes qytetarëve të Rrëshenit. Ata thonë se shumë familje nuk kanë depozita, ndaj furnizimi me ujë gjatë natës mbetet i domosdoshëm për ta.


Shtuar 1.09.2026 15:03

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş