Po bën xhiron e rrjetit, Melinda Ademit i ndodh e papritura në koncert: Mos më prek (VIDEO)

Kemi parë që fansat bëjnë çmenduri nga më të ndryshmet për idhujt e tyre. E sidomos gjatë koncerteve kur u jepet mundësia edhe t’i takojnë. Disa qajnë, të tjerë shkojnë duarplotë me dhurata e të tjerë bëjnë veprime plot dashuri. Për shembull dikush i lidhi sandalet Taynës teksa performonte në skenë verë e kaluar dhe kjo vëri xhiron e rrjetit. Megjithatë, gjatë koncerteve ndodhin dhe të papritura dhe situata vërtetë të pakëndshme.

Një eksperiencë të shëmtuar duket të ketë patur edhe Melinda Ademi së fundmi gjatë një koncerti. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se dikush nga fansat e prek atë tek të pasmet teksa ajo performon në skenë. Padyshim kjo s’i ka pëlqyer aspak reperes e cila i është kthyer në mes të performancës duke i thënë “Oo mos më prek!”. Një gjest i tillë është i ulët dhe është dënuar nga shumë përdorues në rrjetet sociale të cilët janë të mendimit se veprime të tilla i ndan një fije e hollë nga ngacmimet seksuale.


Shtuar 7.08.2021 10:58