Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçare shqiptare.
Viktima është identifikuar si Denada Neriaku. Ajo humbi jetën në kryqëzimin Celle në një pikë ku ka një ndryshim karrexhate.
30 vjeçarja e cila jetonte në Vado Ligure ishte me makinë kur ajo u përplas ballë për ballë me një kamion dhe më pas u përplas në mbrojtësen e rrugës.
Megjithëse zjarrfikësit, ekipi mjekësori Kryqit të Artë të Albissola u mobilizuan me shpejtësi ajo nuk ja doli. Ndërkohë aksidenti shkaktoi edhe radhë të gjata automjetesh si në drejtim të Genova ashtu edhe në drejtim të Savona.