Një valë sulmesh ukrainase me raketa dhe dronë goditi qytetin rus të Belgorodit mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, duke lënë 2 persona të vdekur dhe 16 të plagosur.
Zëvendësguvernatori i Belgorodit, Alexander Shuvayev, bëri të ditur se dy viktimat humbën jetën kur u godit një objekt tregtar. Sulmet shkaktuan gjithashtu zjarre në shtatë depo të qytetit.
Të lidhura
None found
Raportohet se një nga goditjet përfshiu edhe termocentralin e Belgorodit, ku më pas ra zjarr.
Mes shënjestrave ishte një depo e kompanisë ruse të shitjeve me pakicë Ozon. Sipas kompanisë, punonjësit u nxorën në kohë nga objekti, megjithatë sulmi solli viktima. Pas ngjarjes, Ozon e ka ndërprerë përkohësisht veprimtarinë në Belgorod.
Raportimet lokale bëjnë të ditur se një raketë goditi edhe ndërtesën ku ndodhet një stacion televiziv.
Goditjet ndaj depove të Ozon kanë filluar gjatë javës së fundit. Ato pasojnë më shumë se një muaj sulmesh kundër objekteve që i përkasin konkurrentit të saj kryesor, Wildberries. Zyrtarë ukrainas kanë akuzuar Wildberries se furnizon ushtrinë ruse me pjesë këmbimi për dronë dhe pajisje të tjera.
