Vetëm pak çaste pas nisjes së përballjes mes Teutës dhe Tiranës, stadiumi “Niko Dovana” në Durrës mbeti pa ndriçim. Sfida luhet për javën e dytë të “Abissnet Superiore”.
Pas më pak se 5 minutash lojë, dritat u fikën dhe për disa minuta impianti u zhyt në errësirë.
Të lidhura
None found
Në këto rrethana, tifozët e pranishëm krijuan një atmosferë të veçantë, ndërsa disa prej tyre përdorën dritat e celularëve për të ndriçuar tribunat.
Spektaklit iu bashkuan edhe ultrasit durrsakë, “Djemtë e Detit”, të cilët ndezën flakadanë në stadium. Dritat u rikthyen pas disa minutash.
