19 punëtorë kanë humbur jetën deri në gusht – Azemi paralajmëron se 2026 mund të jetë më i rëndë se 2025

Rënia nga lartësia në një objekt ku po punonte i mori jetën një 49-vjeçari të hënën, më 24 gusht.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë nuk është e vetmja vdekje në vendin e punës e shënuar gjatë këtij viti. Vetëm në gjashtë muajt e parë janë evidentuar 19 raste të punëtorëve që kanë humbur jetën, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre lidhet me sektorin e ndërtimtarisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se, bazuar në ecurinë e deritanishme, viti aktual mund të rezultojë më i rëndë se 2025. Sipas tij, deri në këto momente janë regjistruar saktësisht 19 raste.

“Duke e krahasuar periudhën kohore me vitin e kaluar, sipas të gjitha gjasave, fatkeqësisht ky vit do të jetë më i keq se viti i kaluar, hala ma e rëndë është sepse përderisa në vendet e tjera në perëndim, shpeshherë edhe në Kosovë te punëtorët e sektorit publik, këta punëtorë kanë një mbështetje financiare nga vendi ku punojnë, te ne ende nuk e kemi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta kemi. Shifrat e sakta janë 19 këtë vit deri në këto momente”, deklaroi Azemi.

Eksperti i sigurisë në punë, Naim Bajraktari, vlerëson se përgjegjësia kryesore për këto raste u takon punëdhënësve.

“Pyetja është se cilat masa duhet të ndërmerren për t’i ndalur këto ngjarje që po ndodhin dhe kush duhet t’i marrë ato. Punëdhënësi duhet t’i marrë plotësisht masat: të trajnojë punëtorët, t’u sigurojë pajisjet, të krijojë vende të sigurta pune dhe të bëjë vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës”, shprehet Bajraktari.

Sipas tij, parandalimi i tragjedive të tilla kërkon masa konkrete, përfshirë trajnimet dhe caktimin e një personi kompetent për sigurinë.

“Këto fatkeqësi mund të shmangen përmes marrjes së masave, trajnimeve dhe caktimit të një profesionisti ose, në fund të fundit, të një personi me përvojë në punët e përditshme që kryhen. Ai duhet t’i zbatojë masat dhe të kujdeset për sigurinë e punëtorëve”, vlerëson ai.

Ndërkohë, gjatë korrikut, Inspektorati Qendror i Punës mbylli 16 vendpunishte në disa komuna të Kosovës, pas parregullsive të konstatuara në fushën e sigurisë në punë.

Gjatë vitit 2025, në vendin e punës jetën e humbën 32 punëtorë.


Shtuar 30.08.2026 21:01

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet