Teksa Ipswich Town përballet me Manchester United në javën e dytë të Premier League, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, mbetet edhe një herë plotësisht jashtë skuadre, pa zënë as një vend në pankinë.
Përjashtimi i tij i dytë radhazi nga trajneri Gary O’Neil konfirmon se 25-vjeçari nuk bën më pjesë në projektin e klubit anglez. Por situata duket edhe më kritike.
Të lidhura
None found
Burime nga Anglia raportojnë se skuadrat e interesuara për shërbimet e tij, si Birmingham dhe Wrexham, janë të dekurajuara nga qëndrimi i lojtarit, i cili vijon të shpresojë për një mundësi të re te Ipswich Town.
Në këto rrethana, me Mehmetin që refuzon transferimin dhe vazhdon të përjashtohet nga O’Neil, ekziston një rrezik real që ai të qëndrojë jashtë veprimit deri në afatin kalimtar të janarit, një ndërprerje e detyruar prej pesë muajsh.
