Kostovski dhe Kryeziu mbrojnë mbylljen e paraleles, Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko duhet të ruhet

Komuna e Butelit dhe drejtuesja e shkollës “Penko” e justifikojnë refuzimin e regjistrimit të nxënësve nga Çairi duke iu referuar Ligjit për Arsimin dhe ndarjes territoriale të shkollave.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ky qëndrim ka hapur dilema, pasi në shkollën “Penko” tashmë mësojnë fëmijë që banojnë në territorin e Çairit. Për këtë arsye, mbetet e paqartë pse këtë vit fëmijëve që jetojnë në këtë zonë nuk po u lejohet regjistrimi në klasën e parë.

Drejtoresha Mevlide Kryeziu, në një deklaratë të publikuar në faqen e shkollës, ka vënë në dukje shqetësimin për pakësimin e numrit të nxënësve në shkollat e Çairit në rast se fëmijët nga kjo komunë pranohen në shkollat e Butelit.

“Ky vendim është marrë edhe në interesin më të mirë të fëmijëve dhe me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë së paraleleve, duke pasur parasysh se në të kaluarën pranimi i nxënësve jashtë rajonit ka ndikuar në numrin e nxënësve dhe ka krijuar rrezik për zvogëlimin apo mbylljen e paraleleve në shkollat e Komunës së Çairit”, tha Mevlude Kryeziu – Drejtoreshë e SHFK “Penko”.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, këmbëngul se regjistrimet duhet të kryhen në bazë të zonës së përcaktuar për secilën shkollë. Sipas tij, shkollat e kësaj komune nuk mund të pranojnë nxënës që vijnë nga komuna të tjera.

“Thelbi është i thjeshtë: në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe rajonizimin e përcaktuar, regjistrimi i nxënësve bëhet sipas zonës së shkollës fillore. Në rastin konkret, nga Komuna e Butelit kërkohet që të veprojë në kundërshtim me këto rregulla. Më konkretisht, që shkollat tona fillore të pranojnë fëmijë nga komunat e tjera”, deklaroi Darko Kostovski – kryetar i Komunës së Butelit.

Një këndvështrim tjetër ka paraqitur zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i cili thotë se ligji mundëson pranimin e nxënësve nga komuna të tjera, veçanërisht kur ata banojnë pranë shkollës dhe kur numri i nxënësve në një paralele është i ulët.

“Ligji e lejon kryetarin e komunës ose diçka të tillë që të mos pranojë nxënës nga komunat tjera, mirëpo rajonizimi i shkollës ka një territor të caktuar dhe të gjithë nxënësit që i takojnë atij territori kanë të drejtën pastaj që të regjistrohen në shkollën konkrete. Sidomos në rastet kur, ta zëmë, numri i nxënësve është më i vogël dhe në mënyrë të tillë i jepet mundësia që të formohet paralele duke marrë edhe nxënës që mund t’i takojnë një komune tjetër, mirëpo janë në afërsi të shkollës. Mendoj që në këtë rast konkret do të gjendet një zgjidhje e caktuar dhe gjithsesi mendoj që paraleleja mund të shpëtohet dhe nuk duhet të mbyllet”, u shpreh Driton Sulejmani – zëvendësministër i Arsimit.

Ndërsa Komuna e Butelit dhe shkolla mbështeten te rajonizimi, çështja kryesore mbetet nëse kufijtë administrativë duhet të kenë përparësi ndaj afërsisë së fëmijëve me shkollën.

Sulejmani bëri të ditur se Ministria e Arsimit po e shqyrton rastin dhe se do të kërkojë të dhëna të plota nga shkolla, Komuna e Butelit dhe prindërit. Synimi, sipas tij, është gjetja e një zgjidhjeje ligjore që do të ishte në interes të nxënësve.

Zëvendësministri tha se, nëse paralelja ka 18 nxënës, siç është bërë e ditur, nuk ekziston arsyeja për mbylljen e saj. Ai shtoi se zgjidhja mund të arrihet nëse shkolla dhe Komuna e Butelit i drejtohen Ministrisë për miratim. /tv21


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobet