Një vajzë 11-vjeçare me origjinë nga Polonia është gjetur pa ndjenja në pishinën e një hoteli në Platanias të Hanias, në Kretë, ku më pas ka humbur jetën.
Të lidhura
None found
E mitura po kalonte pushimet në ishullin grek së bashku me prindërit. Sipas raportimeve, pasi u nxor pa ndjenja nga uji, ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë dhe nisën procedurat për ta rikthyer në jetë.
Vajza u transportua në Departamentin e Urgjencës, ku mjekët vazhduan përpjekjet për reanimimin e saj, por ndërhyrja nuk dha rezultat.
Ende nuk dihet se në çfarë rrethanash 11-vjeçarja përfundoi në pishinë. Autoritetet kanë hapur një hetim për të sqaruar ngjarjen.
