Një 42-vjeçar ka humbur jetën në një incident tragjik në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar në SPB Shkup më 29 gusht, në orën 14:43. N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit, ku kishte prekur një tel elektrik që ndodhej nën tension.
Pas kontaktit me telin, 42-vjeçari është rrëzuar nga shtylla. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, i cili mbërriti në vendngjarje, konstatoi vdekjen e tij.
Policia njoftoi se po vazhdon ndërmarrjen e masave për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
