Shoqata e Arbitrave dënon dhunën pas incidentit me Alban Xhaferin: Asnjë vendim nuk e justifikon sulmin ndaj gjyqtarëve

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të raportuar në përballjen Elbasani–Vllaznia, ku pretendohet se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, goditi me grusht asistentin Ergys Spahiu.

Përmes deklaratës së saj, BASHF thekson se dhuna, kërcënimet dhe presioni ndaj zyrtarëve të ndeshjes nuk mund të arsyetohen në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse vendimi i arbitrit ka qenë i drejtë apo i gabuar. Shoqata shprehu gjithashtu mbështetje të plotë për trupën e arbitrimit që drejtoi sfidën mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Të lidhura

None found

DEKLARATA:

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit dënon ashpër çdo akt dhune ndaj arbitrave të ndeshjes Elbasani–Vllaznia. Asnjë vendim i marrë nga arbitri, qoftë i saktë apo i gabuar, nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, kërcënime ose presion ndaj zyrtarëve të takimit.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e saj të plotë për trupën e arbitrimit, në veçanti për asistentin dhe zyrtarët e ndeshjes që u përfshinë në këtë incident.

Dhuna nuk ka vend në futboll. Presioni nuk i përket arbitrimit. Të respektosh arbitrin do të thotë të respektosh vetë lojën.

Ngjarje të tilla cenojnë cilësinë e gjykimit, pasi e vendosin trupën e arbitrimit nën presion. Shoqata vijon punën për rritjen e performancës së arbitrave dhe e konsideron të papranueshme çdo situatë të këtij lloji.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit deklaron se do të vijojë të mbrojë me vendosmëri integritetin, dinjitetin dhe sigurinë e çdo arbitri shqiptar, në çdo kategori dhe në çdo stadium.


sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş