Fierzë nën 275 metra/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

Gjatë javës që lamë pas, niveli i ujit ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme. Kuota maksimale e Fierzës, shkon në rreth 296 metra, ndërsa mungesa e reshjeve gjatë korrikut dhe gushtit ka reduktuar ndjeshëm prurjet që furnizojnë liqenin.

Në verilindje të vendit, gjatë këtyre dy muajve, reshjet kanë qenë thuajse të munguara.

Të lidhura

None found

Drini i Bardhë, që buron në malet e Pejës, dhe Drini i Zi, që vjen nga zona e Shën Naumit, po mbërrijnë në Kukës me një mesatare prej më pak se 70 metra kub ujë në sekondë.

Por diferenca bëhet edhe më e qartë kur këto prurje krahasohen me sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë.

Vetëm një prej katër turbinave të Fierzës, mund të shkarkojë të paktën 112 metra kub ujë në sekondë.

Ndërsa nëse të katër turbinat punojnë njëkohësisht, shkarkimi arrin në rreth 450 metra kub ujë në sekondë. Pra, sasia e ujit që po mbërrin në liqen është ndjeshëm më e ulët se kapaciteti i shkarkimit të hidrocentralit.

Një bilanc që tregon presionin mbi rezervën hidrike të Fierzës. Pa reshje të konsiderueshme dhe me nevojën për prodhim energjie, niveli i liqenit mbetet një tregues i rëndësishëm i situatës hidrike në veri të vendit.


Shtuar 30.08.2026 11:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş