Një vajzë 6-vjeçare është shpëtuar e gjallë, pasi kishte qëndruar rreth 60 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Timure, Nepal.
Manisha Tamang, u gjet nga efektivët e Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, të cilët dëgjuan britmat e saj nën rrënoja. Vajza u nxor e gjallë nga ndërtesa e shembur të premten, ndërsa momenti i shpëtimit u filmua nga efektivët.
Të lidhura
None found
Në pamjet e publikuara, Manisha shihet teksa nxirret nga rrënojat dhe më pas ushqehet nga efektivët, ndërsa po merr veten pas orëve të gjata të kaluara e bllokuar.
Shpëtimi i saj vjen pas një operacioni të vështirë kërkimi, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

