Elbasani dhe Vllaznia e mbyllën në barazim 1-1 përballjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Megjithatë, vëmendja më e madhe pas ndeshjes u përqendrua te ngjarjet e ndodhura jashtë fushës, veçanërisht te goditja që presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, i dha asistentit të arbitrit, Ergys Spahiu.
Të lidhura
None found

Sipas burimeve të “Newsport.al”, në përfundim të takimit ka pasur edhe një tjetër episod të pazakontë. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, mësohet se ka kërcënuar delegatin e ndeshjes dhe zyrtarin e FSHF-së, Bujar Pregjën.

“Vetes do t’i prish punë dhe ty do të të zhduk”, raportohet t’i ketë thënë Martini Pregjës.
Delegati i ndeshjes nuk ka pranuar të japë një prononcim të gjatë për “Newsport.al”. Ai është shprehur shkurt se do t’u drejtohet organeve përkatëse për këtë çështje.
Në këto rrethana, pritet që Bujar Pregja të ndjekë rrugën ligjore lidhur me kërcënimet e pretenduara ndaj tij nga tekniku shkodran Edi Martini.
