Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje me Interin, e cila do të përfshinte një shkëmbim mes mbrojtësve të krahut të majtë, Alejandro Balde dhe Federico Dimarco.
Të lidhura
None found
Sipas mediumit spanjoll “SPORT”, drejtuesit katalanas kanë vendosur kontakte me klubin italian për të diskutuar transferimin e Dimarcos në “Camp Nou”, me Balden që mund të përfshihet në marrëveshje.
Klubi nga Barcelona po analizon alternativa të ndryshme për riorganizimin e skuadrës dhe e konsideron Dimarcon një opsion tërheqës për krahun e majtë.
Italiani ka fituar një rol të rëndësishëm te Interi dhe vlerësohet lart nga drejtuesit e skuadrës.
Edhe Balde mbetet nën kontratë me Barcelonën. Që prej daljes së tij nga akademia “La Masia”, ai është kthyer në një lojtar të rregullt të ekipit të parë.
Gjatë viteve të fundit, Dimarco ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Interit, ndërsa mban gjithashtu një rol të rëndësishëm në kombëtaren e Italisë.
Negociatat mes dy klubeve raportohet se po vijojnë, por deri tani nuk është përcaktuar forma përfundimtare e marrëveshjes dhe as detajet financiare të saj.
Nëse arrihet dakordësia, ky operacion do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar, pasi Barcelona dhe Interi do të shkëmbenin dy mbrojtësit e tyre të krahut të majtë.
