Albin Kurti, kreu i VV-së dhe kryeministër në detyrë, së bashku me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, janë takuar të shtunën në mbrëmje për të diskutuar çështjen e presidentit. Takimi është ende në zhvillim.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të siguruara nga media, bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut po zhvillohen në objektin e Kuvendit.
Dy liderët ishin takuar edhe të mërkurën, me synimin për të gjetur një kandidat konsensual për postin e presidentit.
Pas përfundimit të atij takimi, Kurti dhe Abdixhiku deklaruan se kishin shqyrtuar emra konkretë, të cilët, sipas tyre, i plotësonin kriteret e dakorduara.
