Olivier Guerot, ambasadori në largim i Francës në Kosovë, ka rrëfyer përvojën e tij katërvjeçare në vend gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Info Magazine”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nga Kosova do të ruajë kujtimin e një vendi energjik, mikpritës dhe plot gjallëri, i cili vazhdon të përparojë.
“Pas katër vitesh kam krijuar shumë përshtypje, por Kosovën do ta kujtoj si një vend plot jetë, me njerëz të përzemërt e mikpritës, jashtëzakonisht dinamik dhe në zhvillim të vazhdueshëm”, deklaroi Guerot.
Teksa foli për periudhat më të vështira të detyrës së tij, diplomati francez tha se sfida kryesore ishte sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
“Sulmi në Banjskë përbën momentin më sfidues. Ishin të rënda edhe zhvillimet që i paraprinë dhe e pasuan atë gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024”, u shpreh ai.
Guerot solli në kujtesë gjithashtu pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të Heroit Afrim Bunjaku, policit që u vra në Banjskë.
Pavarësisht këtyre ngjarjeve, ambasadori nënvizoi se mandati i tij në Kosovë ishte shoqëruar edhe me çaste të gëzueshme.
