Deputetja Arjeta Fejza paralajmëron padi ndaj Milaim Zekës: “Do të shihemi në gjykatë, nëse deri atëherë je i lirë”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar ndaj deklaratave të Milaim Zekës, të cilat i ka cilësuar si shpifje, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj tij.

Sipas Fejzës, Zeka është përpjekur ta lidhë atë me spiunazhin duke përdorur një fotografi nga një takim në Finlandë. Ajo theksoi se fotografia vazhdon të jetë e publikuar.

Të lidhura

None found

Fejza deklaroi se ka marrë pjesë në atë takim, i cili ishte organizuar në koordinim me bashkatdhetarë në Finlandë, duke shtuar se ky është i gjithë shpjegimi për praninë e saj atje.

Ajo e akuzoi Zekën se po përpiqet ta inkriminojë përmes pretendimeve për spiunazh dhe tha se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm dikush që merret me këto çështje.

Deputetja ngriti gjithashtu dyshime për veprimtarinë, komunikimet dhe lidhjet e Milaim Zekës me Fatmir Shehollin, i cili është i akuzuar për spiunazh.

Sipas saj, Zeka po tenton ta largojë vëmendjen nga këto çështje, të cilat i konsideron më serioze, ndërsa pyeti pse ai vazhdon të jetë i lirë, edhe pse bashkëpunimi i tij me Fatmir Shehollin tashmë dihet.

“Milaim, shihemi në gjykatë… nëse deri atëherë je i lirë”, përfundoi Fejza.


Shtuar 29.08.2026 15:07

sultanbeyli escortjojobetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş